Kalo te përmbajtja

Provë falas në Prizren · Rezervim online me 50 % paradhënie

FJOLENA

Pyetjet e shpeshta

Çdo gjë për rezervimin, pagesën, ndryshimet dhe kthimin.

Si rezervoj një fustan?

Zgjidhni në kalendarin e fustanit ditën e marrjes dhe të kthimit dhe kaloni nëpër rezervim. Bëhet i vlefshëm me pagesën e së paku 50 % të qirasë.

Mund të paguaj në dyqan?

Po, nëse data është më larg se 30 ditë. Në atë rast e mbajmë fustanin 24 orë, brenda të cilave paguani paradhënien në dyqanin tonë në Prizren.

Çka ndodh nëse humb afatin?

Rezervimi shuhet automatikisht dhe fustani lirohet. Telefononi nëse ju duhet më kohë – zakonisht gjejmë zgjidhje.

Sa kohë mund t'i mbaj fustanin?

Qiraja vlen për 4 ditë. Çdo ditë shtesë llogaritet me çmimin fiks të shënuar te fustani.

Janë të mundshme ndryshimet?

Përshtatjet e vogla si gjatësia, rripat ose gjerësia i bën rrobaqepësja e jona. Thuajeni gjatë provës.

Duhet t'i pastroj fustanin?

Jo. Pastrimi profesional është përfshirë në çmimin e qirasë. Kthejeni fustanin siç është.

Për çka është depozita?

Mbulon dëmet e mëdha dhe kthehet plotësisht pas dorëzimit, nëse fustani është në rregull.

Pse çdo fustan është vetëm në një masë?

Sepse blejmë copë të vetme. Në këmbim fustani i juaj është unik atë mbrëmje – dhe ne e përshtatim me trupin tuaj.